Ministri gjerman: Islami nuk i përket shtetit tonë

Bota March 16, 2018 - 14:42
Lexo detajet

Ministri i ri i punëve të brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer ka thënë se ai beson që “Islami nuk i përket” shtetit të tij, duke bërë kështu deklarime që janë në kundërshtim me ato të deri tanishme të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Seehofer, me të marrë detyrën ka përcaktuar një numër të ri të politikave të imigracionit. Edhe pse tani pjesë e koalicionit qeveritar të drejtuar nga Merkel, ai për një kohë të gjatë ka qenë i njohur si kritikues i politikave të azil që Merkel ka ndjekur.

Në një intervistë për Bild, ministri gjerman tha se Gjermania është “e formësuar nga krishterimi”, dhe se vendi nuk duhet t’i lë anash traditat e tyre.

“Myslimanët që jetojnë me ne, natyrisht që i përkasin Gjermanisë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të shtohet numri i azil kërkuesve të refuzuar.

Në vitin 2015, në një valë të protestave kundër imigrantëve, Merkel shprehu besimin se Islami i takon shtetit gjerman.