Princi saudit vetëvritet në aeroportin e Londrës, publikohen pamjet e rënda

Bota March 16, 2018 - 00:01

Një princ saudit, Bandar bin Khalid bin Abdulaziz i ka dhënë fund jetës në aeroportin e Londrës duke u hedhur nga një lartësi prej 35 metra.

Akti I vetëvrasjes është regjistruar pasditen e së mërkurës brenda ambienteve të aeroportit të Londrës duke shkaktuar frikë e panik mes udhëtarëve dhe duke vënë në alarm autoritetet e sigurisë. Sipas mediave saudite, arsyeja e vetëvrasjes ishte vendimi i qeverisë Angleze për deportimin e tij në Arabinë Sauditë.

Ngjarja e vetëvrasjes së princit bëri xhiron e medieve ndërkombëtare.