SHBA vendos sanksione kundër Rusisë

Bota March 15, 2018 - 18:33

SHBA njoftoi sot një seri sanksionesh kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe disa sulmeve kibernetike.

Sipas një zyrtari amerikan, pesë entitete dhe 19 individë janë objekt i sanksioneve.

“Administrata i përgjigjet aktiviteteve të dëmshme të Rusisë, përfshirë përpjekjet e tyre për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane”, deklaroi sekretari për Thesarin, Steven Mnuchin.