Erdogan thirrje të frikshme popullit: Bëhuni gati për Luftën e Tretë Botërore

Bota March 15, 2018 - 15:05
Lexo detajet

Presidenti i Turqisë Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë në daljen e tij publike të fundit duke thënë se turqit duhet të bëhen gati për Luftën e Tretë Botërore.

“Amerikanët kanë 20 baza në Siri. Kanë dërguar 5 000 kamionë me armë dhe pajisje ushtarake tek kurdët aty. Kjo e dini se çfarë do të thotë? Ata s’do t’i përdorin ato kundër rusëve, por kundër nesh dhe Iranit dhe kjo do të thotë Luftë e Tretë Botërore. Duhet të përgatitemi për këtë”., – tha Erdogan duke marrë duartrokitjet e sallës duke shtuar se Turqia prodhon armë sepse ka fqinj të këqij, shkruan portali grek “Militaire.gr”.

Kjo deklaratë e fundit ka shkaktuar shqetësim edhe në Greqi pas tensioneve mes dy vendeve.