Bota

Jep dorëheqje kryeministri slloven

Jep dorëheqje kryeministri slloven
14 mars 2018 • 23 : 29

Kjo është arsyeja e dorëheqjes së tij

Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar, pas mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme të kabinetit të tij, ka vendosur të japë dorëheqje.

Vendimin do t’ia kumtojë nesër kryetarit të Sllovenisë Borut Pahor.

Dorëheqjen e ka dhënë, për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme që ta anulojë referendumin për ndërtimin e korridorit të dytë hekurudhor nga Kopri deri në Divaçe.

“U mbush kupa, projekti i hekurudhës mori goditjen e re. Në këto zhvillime nuk dua të marr pjesë” ka thënë Cerar, përcjell Delo.

Cerar ka theksuar se funksionin e kryeministrit do ta ushtrojë deri në zgjidhjen e kryetarit të re të Qeverisë.

© zëri.info