CNN: Nuk është gjetur asnjë dëshmi e përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane

Bota March 13, 2018 - 10:52
Trump ka thënë vazhdimisht se kjo është një konspiracion dhe gjueti shtrigash

“Pas 14 muaj hetimesh të hollësishme, Komiteti për inteligjencën nuk ka gjetur prova për bashkëpunimin e fushatës së Trumpit me Rusinë, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, shkroi Presidenti amerikan Donald Trump në Twitter.

"Ndoshta kishte ndonjë vendim të keq, takime të papërshtatshme, por nuk kishte asgjë për të dëshmuar se ekzistonte qëllimi për të bashkëpunuar me rusët për të fituar zgjedhjet", tha republikani Mike Conway, kreu i hetimit, transmeton zeri.info

Komiteti kështu i dha goditjen më të madhe krerëve të shërbimeve të inteligjencës amerikane të cilët kishin deklaruar se Vladimir Putin orkestroi zgjedhjet amerikane për të dëmtuar Hillary Clintonin në favor të Donald Trumpit.

 Trump ka thënë vazhdimisht se kjo është një konspiracion dhe gjueti shtrigash nisur nga mbështetësit e Clintonit për të shpjeguar humbjen tronditëse të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2016. Ky konstatim është gjithashtu në kundërshtim me dokumentin e lëshuar nga këshilltari special Robert Muler./Zeri