Nepal, 50 persona humbin jetën nga rrëzimi i avionit

Bota March 12, 2018 - 15:24

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën sot pas rrëzimit të avionit në Kathmandu, Nepal.

Avioni i nisur nga Dhaka, Bangladesh me 71 persona në bord, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Tribhuvan në Nepal, por përfundoi jashtë pistës, duke u rrëzuar dhe duke shpërthyer në flakë.

Gjenerali Gokul Bhandari, tha se 50 vetë kishin vdekur dhe fati i të tjerëve ende është i panjohur.

Zëdhënësi i Airline Kamrul Islam tha se pasagjerët ishin nga Nepali, Bangladeshi, një ishte kinez dhe një nga Maldivet. Shkaku i rrëzimit nuk është i qartë, por një deklaratë nga autoritetet e aeroportit, u tha se aeroplani ishte "jashtë kontrollit" kur u ul në tokë.