11 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani turk në Iran

Bota March 11, 2018 - 19:27
Aeroplani ishte nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe cak e kishte Stambollin

Një aeroplan privat turk është rrëzuar në Iran, ku të vdekur kanë mbetur të gjithë 11 personat që ndodheshin në të.

Aeroplani është rrëzuar në qytetin e Shahr-e Kord, 370 kilometra prej kryeqytetin Tehran, shkruan DailyMail.

Konfirmimin për rrëzimin aeroplanit të vogël e kanë dhënë nga Organizata e Aviacionit Civil.

Zëdhënësi, Reza Jafarizdeh, ka thënë se 11 personat e ndodhur në të kanë humbur jetën.

Aeroplani ishte nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe cak e kishte Stambollin në Turqi.