Putin urdhëroi rrëzimin e aeroplanit para Olimpiadës në Soçi

Bota March 11, 2018 - 18:53
E pranon vet presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se në vitin 2014 kishte urdhëruar të rrëzohej një aeroplan me pasagjerë, për të cilin ishte raportuar se mbante bombën që do të hidhej në hapjen e Olimpiadës Dimërore në Soçi.

LEXO EDHE: Rusia e gatshme për Luftën e Tretë Botërore

Në një dokumentar të quajtur “Putin”, i disponueshëm në rrjetet shoqërore dhe i cili zgjat dy orë, presidenti rus i ka thënë gazetarit Andreja Kondrash se ai mori një telefonatë nga oficerët e sigurimit përgjegjës për Olimpiadën në Soçi të premten më 7 shkurt, pak para ceremonisë së hapjes, transmeton Reuters.