Shtohen tensionet: Qiproja e rrethuar me anije turke

Bota March 11, 2018 - 10:29

Turqia ka vendosur së fundmi të kryejë një stërvitje ushtarake në det, në një kohë kur janë përshkallëzuar ndjeshëm tensionet me Greqinë.

Lëvizja e fundit e Ankarasë vjen në një kohë që Qipro njoftoi kompanitë e huaja për kërkime për gaz në zonën ekskluzive ekonomike në Egje.

Siç është publikuar në gazetën qipriote Phileleftheros Turqia kryen ne këtë rajon të madh për zhvillimin, stërvitje ushtarake me anije rimorkimi e pajisje nënujore nga 11- 18 mars dhe nga 22 deri më 29 mars. Deri në mbrëmjen e së premtes, dy anijet kërkimore nuk kishin filluar pune në Qipro.

Ndërkohë që është kundërpërgjigjur Athina, duke deklaruar se nëse ndërmerr hapa të mëtejshëm do të “ndodhemi para një incidenti të madh”.