Heiko Maas do të jetë ministri i ri i jashtëm gjerman

Bota March 08, 2018 - 16:06

Ministri aktual i drejtësisë është planifikuar të zëvendësojë Sigmar Gabriel në rolin e profilit të lartë.
Socialdemokrati gjerman Heiko Maas do të jetë ministri i ri i jashtëm i vendit, njoftoi të enjten media lokale “Der Spiegel”, transmeton zeri.info. Në qeverinë e fundit ai ishte ministër i drejtësisë.


Nëse konfirmohet, Maas do të zëvendësojë një politikan tjetër të SPD-së, Sigmar Gabriel, në rolin e tij. Gabriel njoftoi të enjten në mëngjes se ai nuk do të jetë pjesë e kabinetit të ri të kancelares Angela Merkel. Udhëheqja e SPD-së do të njoftojë zyrtarisht listën të premten./Zeri