Duke fotografuar djalin e saj, kap momentin më të keq në historinë amerikane (FOTO)

Bota March 08, 2018 - 15:11
Foto e publikuar për herë të parë

Dita që njerëzve në të gjithë botën iu është gdhendur në kujtesë mbetet 11 shtator 2001. Ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në tokën e Amerikës, dhe rreth 3,000 njerëz u vranë kur dy aeroplanë u vërsulën drejt  Kullave binjake.

Image

Gjatë gjithë këtyre viteve, shumë imazhe të këtij sulmi janë shfaqur në publik, mes të cilave ka pasur foto të montuara me fotoshop dhe që nuk kanë shfaqur realisht tmerrin e vërtet, transmeton zeri.info

Prandaj është e kuptueshme që skepticizmi ndodh çdo herë që shfaqet një foto e re e 11 shtatorit.

Ngjashëm ndodhi kur një përdorues i Redit publikoi një foto të tillë. Në të shihet një djalë dhe në sfond mund të shihet një nga Kullat binjake nga e cila del tym i dendur, mesa duket foto-ja u realizua menjëherë pas sulmit.

 “Emri im është Austin Sanson dhe jetoj në Manhattan, dhe kjo është fotografia ime që nga viti 2001. Unë isha 4 vjeç. Për të gjithë ata që po pyesin nëse fotografia është e rreme apo jo, për fat të keq, mund t'ju them se është shumë e vërtetë” shkroi ai./Zeri