Tusk kërkon propozim nga Britania për kufirin irlandez pas Brexit

Bota March 01, 2018 - 11:45

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha se shpreson që nga kryeministrja britanike, Theresa May, të dëgjonte sugjerime se si të mbetet i hapur kufiri irlandez pas Brexit, pasi vendi i saj refuzoi propozimin e Bashkimit Evropian, transmeton Anadolu Agency.

May ka thënë se plani që Irlanda e Veriut të mbetet në unionin doganor të BE-së "minon integritetin kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar".

Tusk, nga ana tjetër, të enjten deklaroi se "pas disa orësh në Londër do të pyesë nëse Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka një ide më të mirë që do të ishte më efektive në parandalimin e një kufiri më të fortë".

Ai shtoi se askush nuk ka shpikur ndonjë mençuri, por opsioni është renditur në propozimin e BE-së për Brexit, qëllimi i të cilit është të ruaj qarkullimin e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe parave ndërmjet territorit të Mbretërisë së Bashkuar dhe shtetit anëtar të BE-së, Republikës së Irlandës.

l