Dy të vdekur nga stuhia në SHBA

Bota February 25, 2018 - 20:20

Të paktën dy persona humbën jetën në stuhinë që goditi pjesën qendrore të SHBA-së, duke lënë prapa shtëpitë, automjetet dhe pemët e shkatërruara dhe të dëmtuara.

Një 83-vjeçar vdiq në Arkanzas kur stuhia përmbysi rimorkio e tij. 

Ndërsa në jug të Kentaktit, një grua 79-vjeçare humbi jetën kur tornado goditi shtëpinë e saj.