Kina propozon heqjen e kufizimit për mandatin presidencial

Bota February 25, 2018 - 13:41

Partia Komuniste në Kinë, ka propozuar largimin e kufizimit të postit presidencial, hap që i mundëson presidentit kinez, Xi Jinping të qëndrojë në zyrë edhe pas vitit 2023.

Propozimi është raportuar sot nga agjencia e lajmeve Xinhua.

Kjo agjenci ka thënë se Partia Komuniste kanë propozuar largimin e frazës në kushtetutë ku thuhet se presidenti dhe nën-presidenti kinez, “nuk mund të shërbejnë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme”.

Ende nuk është raportuar për detaje të tjera.

Ky propozim ka ardhur para takimit tre-ditor të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, që pritet të fillojë më 26 shkurt.

Emërimet në poste të larta pritet të jenë një nga çështjet që do të diskutohen në këtë takim.

Xi ka fituar pozitën e presidentit në vitin 2012 dhe konsiderohet lideri më i fuqishëm në dekada në Kinë.

Në muajin tetor, ai ka marrë konfirmimin e Partisë Komuniste për një mandat të dytë si president.

Mandati i presidentit në Kinë është pesë vjet.