Nga sulmet në Siri brenda 5 ditëve mbetën 403 civilë të vrarë

Bota February 24, 2018 - 08:38

Pesë ditë bombardime ajrore dhe artileri e rëndë në Ghouta të Sirisë kanë vrarë 403 civilë, mes të cilëve 95 fëmijë. Kështu bën të ditur Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut, duke folur për sulmet e regjimit ndaj rebelëve në lindje të Damaskut.

Të paktën 46 civilë vdiqën në vetëm një ditë të enjten. Më 18 shkurt ushtria kishte forcuar pozitat e veta për të nisur një sulm në tokë. 

Sipas një medie afër regjimit të presidentit Al Assa, fushata e re e bombardimeve në Ghoutan Lindore është “prelud i një sulmi të ri tokësor të forcave pro qeveritare”./Zëri