Shqipëri, Ambasada amerikane në Tiranë “blindohet” nga Policia

Bota February 22, 2018 - 14:37

Forcat e Policisë shqiptare janë vënë në gatishmëri pas sulmit ndaj Ambasadës Amerikane në Malin e Zi.

Mësohet se janë shtuar masat e sigurisë përreth selisë diplomatike të SHBA-ve që ndodhet në Rrugën e Elbasanit ne Tiranë.

Shumë efektivë të Policisë së Shtetit janë parë duke patrulluar këtë të enjte pranë Ambasadës.

Burimet zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë konfirmojnë se uniformat blu do të vijojnë të qëndrojnë ne gatishmëri.

Për të përforcuar sigurinë, janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit./shekulli