Ambasada amerikane në Podgoricë: Askush nga personeli s’është lënduar

Bota February 22, 2018 - 12:13

Pas kontrollit intern, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë ka konfirmuar se të gjithë të punësuarit janë të sigurt pas incidentit që ndodhi natën e kaluar.

“I falënderojmë të gjithë që na dërguan mesazhe përkrahjeje”, thuhet në profilin zyrtar në Tvitter të Ambasadës.

Gjysmë ore pas mesnatës përpara Ambasadës së SHBA-ve, një person bëri vetëvrasje me një mjet shpërthyes. Pak para vetëvrasjes, i njëjti gjuajti një bombë dore drejt Ambasadës, por ajo shpërtheu në ajër.