Ky është serbi që sulmoi ambasadën amerikane në Podgoricë

Bota February 22, 2018 - 10:59

Policia malazeze dyshon se Dalibor Jaukoviç, 43 vjeç, është personi që hodhi mbrëmë një bombë në oborrin e Ambasadës së SHBA, dhe pastaj vdiq në një shpërthim tjetër, raporton “Vijesti”, transmeton zeri.info

Jaukoviç ka jetuar në Podgoricë dhe ka lindur në Kralevë të Serbisë. Në profilin facebook të Jaukoviçit shihet se se atij iu dha një medalje për merita në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.

Image

Jaukoviç u dekorua nga Sllobodan Milosheviç për "një angazhim të jashtëzakonshëm për kryerjen e detyrave të mbrojtjes dhe të sigurisë ndaj atdheut".

Shpërthimi, të cilin policia dyshon se është përgjegjës Jaukoviç, ndodhi rreth mesnatës.

"Gjysmë ore pas mesnate para ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së një person ka kryer vetëvrasje me pajisje shpërthyese. Pak para vetëvrasjes personi në fjalë ka hedhur në oborrin e Ambasadës së SHBA një mjet shpërthyes. Më shumë gjasa kjo është një granatë dore... ", shkruan Qeveria e Malit të Zi në Twitter./Zeri