Sulm në ambasadën amerikane në Podgoricë

Bota February 22, 2018 - 08:21
Ambasada u bën apel amerikanëve në Mal të Zi: Bëni kujdes!

Një person i dyshuar hodhi një mjet shpërthyes n ë oborrin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi natën vonë të mërkurën, por arriti të vriste vetëm veten, tha Departamenti i Shtetit, transmeton zeri.info

Rreth mesnatës sipas orës lokale, dëshmitarët e panë njeriun, i cili nuk u identifikua, duke hedh një objekt shpërthyes mbi murin e pronës së ambasadës në kryeqytetin Podgoricë, sipas Steve Goldstein, nën sekretar i Departamentit të Shtetit për diplomacinë publike dhe çështjet publike.

Shpërthimi e vrau njeriun por nuk e lëndoi askënd në ambasadë, e cila u mbyll gjatë natës, raporton New York Times, transmeton zeri.info

Zyrtarët e sigurisë diplomatike kontrolluan vendin e ngjarjes dhe nuk gjetën eksplozivë të tjerë, tha z. Goldstein, si dhe ndërtesa nuk u dëmtua.

Ambasada i ka kërkuar punonjësve vendas të qëndrojnë në shtëpi të enjten si një masë paraprake sigurie, përcjell zeri.info

Z. Goldstein tha se Departamenti i Shtetit nuk e dinte se cili ishte motivi i sulmit apo nëse ishte menduar të ishte një sulm vetëvrasës.

Mali i Zi, një nga kombet më të reja në botë, është një vend i vogël prej 640,000 banorë i vendosur midis Bosnje dhe Herzegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Ishte dikur pjesë e Jugosllavisë; ndërsa në vitin 2006 e shpalli pavarsinë/Zeri.