E vrau bashkëshorten në mes të detit në muajin e mjaltit

Bota February 21, 2018 - 18:33

Një britanik është akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së vet gjatë muajit të tyre të mjaltit në Karaibe në maj të vitit të kaluar, ndërsa aktakuza arrin disa muaj pasi ai kishte pretenduar se bashkëshortja e tij ishe zhdukur pa lënë gjurmë derisa lundronin me një anije të vogël.

Lewis Bennet 41 vjeç nga qyteti anglez Dorset i ka mashtruar hetuesit duke lajmëruar zhdukjen e bashkëshortes së tij Isabelle Hellmann, për të cilën ka thënë se më 15 maj në mbrëmje ajo ishte zhdukur pasi anija e tyre gjatë lundrimit  kah Florida “e ka goditur një objekt të panjohur dhe është fundosur”.

Ai ka deklaruar se në atë kohë ai ishte duke fjetur, dhe se Isabella kujdesej për anije e cila ishte në “autopilot”. Kishte gënjyer se pas goditjes e kishte kuptuar se nuk ishte më bashkëshortja e tij, me çfarë deshi që hetuesit të mendojnë se Isabella kishte rënë në det dhe ishte mbyt, transmeton Mirror. 

“Me ndihmën e barkës së vogël ndihmëse për shpëtim ai kishte arritur deri në breg, por se në asnjë mënyrë nuk ishte përpjekur ta gjejë bashkëshorten në vendin e fundosjes së anijes. Ai kishte lëshuar raketa për ndihmë si dhe ka bërë thirrje për ndihmë dhe ishte shpëtuar nga Rojet Bregdetare Amerikane, kanë thënë në FBI.
Trupi i Isabella-s nuk është gjetur edhe pas katër ditëve kërkimesh intensive, por është gjetur anija, pjesërisht e mbytur, edhe atë rreth 30 mile larg vendit në të cilin ai kishte pretenduar se është fundosur, transmeton Insajderi.com.

“Ajo është shpirti im binjak, kam menduar se do të jemi bashkë përgjithmonë”, kishte deklaruar vitin e kaluar Bennett, dhe kishte përsëritur para hetuesve se është shumë i dëshpëruar për shkak të vdekjes së bashkëshortes së tij.
Por, sjellja e dyshimtë e tij u tregua në mes tjerash edhe kur ai vetëm dy ditë pas zhdukjes kërkoi prej gjykatës që Isabella edhe zyrtarisht të shpallet e vdekur  “në mënyrë që t’i zgjidhë statuset pronësore dhe dokumentacionin”. Gjykatësja nga Florida deri atëherë kishte refuzuar këtë dhe dëshironte të pres hetimin e mëtutjeshëm për të ditur më tepër për rastin.

Me hetimin e anijes është konstatuar se ajo ishte dëmtuar me qëllim nga pjesa e brendshme në mënyrë që të hyjë uji në të, por edhe janë zhdukur disa litarë të cilët e kanë lidhur barkën ndihmëse. Gjithashtu, nuk përputheshin intervalet kohore prej asaj kur Bennett pretendonte se ishte zhdukur Isabella, e deri në kohën kur ai ka kërkuar ndihmë. Ekziston një vrimë prej disa orëve të cilën nuk mundi ta arsyetojë, si dhe atë përse ka thënë se anija është fundosur e as që kishte mundur të sqarojë se si kishte ardhur deri te dëmtimi nga ana e brendshme e jo nga ajo e jashtme nëse ishte e vërtetë se e ka goditur ndonjë objekt.

Agjenti i FBI James Kelley i cili e ka udhëhequr hetimin ka thënë se ai beson se Bennett e ka vrarë me qëllim bashkëshorten. Edhe pse nuk e kanë marrë pranimin e fajësisë, ai është dënuar në dhjetë vite burgim.