Ekipet e shpëtimit arrijnë vendin ku u rrëzua avioni iranian
Bota
February 19, 2018 - 13:31
Ekipet e kërkimit në Iran kanë arritur në vendin ku, të dielën, është rrëzuar aeroplani i kompanisë Aseman Airlines.
Autoritetet kanë thënë se të 65 njerëzit në bord kanë humbur jetën.
Televizioni shtetëror tha se ekipet e shpëtimit kanë arritur në vendngjarje përpara agimit.
Kërkimet janë ndërprerë gjatë natës, për shkak të borës së dendur.
Aeroplani ATR-72 ka qenë duke udhëtuar nga Teherani në qytetin Jasuj kur është rrëzuar në malin Dena.
Aeroplani ka qenë në shërbim për 25 vjet.