Humbin jetën 66 persona, nga rrëzimi i aeroplanit në Iranin Jugor

Bota February 18, 2018 - 15:26

Një aeroplan u rrëzua në Iranin Jugor ku thuhet se 66 persona kanë humbur jetën.

Në mesin e të vdekurve thuhet se janë 6 anëtarët e ekuipazhit dhe një fëmijë.

Avioni u rrëzua në anën e një mali afër qytetit të largët të Semirom 620 km në jug të kryeqytetit, Teheran, përcjell albeu.com

Shërbimet emergjente kanë bërë të ditur që të gjitha ekipet janë alarmuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aseman Airlines është një kompani ajrore publiko-private me seli në Tehran. /albeu.com/