Ish-agjenti i FBI-së shpërthen në lot për sulmin në Florida

Bota February 15, 2018 - 09:30

Analisti i CNN, Phil Mudd, të mërkurën nuk mundi t'i mbante lotët ndërsa u përball me detajet e zymta të të shtënave të fundit në shkollë, një masakër në Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, Florida, që autoritetet thanë se morën jetën prej më shumë se 17 vetëve transmeton  "Zëri.info"

"Nuk mund ta bëj, Wolf", shtoi ai, duke u shpërthyer në lot, gjatë trasnetimit të ngjarjes. "Më vjen keq, nuk mund ta bëj".

Të shtënat në Florida, të cilat filluan pak para orës 3 pasdite. të mërkurën, janë ndër 10 vrasjet më vdekjeprurëse në historinë moderne amerikane.

Viktimat përfshinin studentë dhe të rritur, tha Sheriffi i Broward, Scott Israel.

I dyshuari, ish-nxënësi 19-vjeçar Nikolas Cruz, është në paraburgim, tha sherifi./ZËRI/