Deklaratë tjetër skandaloze e kryetarit të Filipineve

Bota February 14, 2018 - 22:05

Kryetari i Filipineve Rodrigo Duterte edhe një herë e tronditi botën me deklarata dhe thirrje për dhunë.

Ai i ka thënë ushtarëve të vet se duhet t’i qëllojnë gratë komuniste kryengritëse me armë zjarri në vagjinë, në vend se t’i vrasin.

“Ky është urdhër i ri. Nuk do t’i vrasim. Vetëm do t’i qëllojmë në vagjinë. Pa të do të jenë të padobishme”, i ka thënë ai ushtarëve në fjalimin e mbajtur javën e kaluar.

Këto fjalë, megjithëse kanë shkaktuar të qeshura në publikë, i kanë dënuar shumë organizata për mbrojtje të drejtave të njeriut.

Deklarata e tij mund të inkurajojë dhunë seksuale dhe krime lufte, konsiderojnë aktivistët për të drejta të njeriut, transmeton agjencia AP.

Organizata Human Right Watch, me seli në SHBA, e ka dënuar deklaratën e tij e cila e inkurajon ushtrinë në dhunë seksuale gjatë konfliktit të armatosur.

Sekretarja e grupit majtist Karapatan Cristina Palabay ka kumtuar se Duterte “e paraqiti veten si fashist me gojë të shkumuar e cila nxitë shkelje më të rëndë të drejtës ndërkombëtare humanitare”.

Duterte vitin e kaluar i ka thënë ushtarëve të vet se guxojnë të përdhunojnë deri në tri gra, dhe se ai do të shkojë në burg në vend tyre. Pretendohet se kjo ishte shaka e tij.

“Për këtë gjendje lufte dhe të gjithë familjet e tyre unë dhe vetëm unë do të jem përgjegjës. Ju vetëm kryeni punën e juaj. Unë do merrem me të tjerat. Unë do të shkojë në burg në vend të juve. Nëse përdhunoni tri (gra), do të them se unë e kam bërë këtë”, ka thënë kryetari i Filipineve./Insajderi/