Amerikanët shkatërrojnë tankun dhe vrasin 200 rusë në Siri

Bota February 14, 2018 - 13:26

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm tensionet edhe mes SHBA-së dhe Rusisë për shkak të aktivitetit të tyre ushtarak në Siri.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se avionët amerikanë kanë vrarë të paktën 200 mercenarë rusë në Siri, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e sulmit mbi një tank rus.

Pamjet janë publikuar nga mediat britanike, megjithatë nuk janë komentuar ende nga zyrtarët respektivë.

Nëse konfirmohet autenticiteti i tyre, atëhere kemi të bëjmë me përplasjen e parë direkt mes super fuqive në Siri duke e sjellë botën në prag të një lufte të madhe.