Vdes princi Henrik i Danimarkës

Bota February 14, 2018 - 09:55
Princi Henrik i Danimarkës, burri i mbretëreshës Margrethe, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njoftoi Shtëpia Mbretërore.

Princi vdiq "qetësisht në gjumë" në Fredensborg Castle, në veri të Kopenhagës, tha ai. Mbretëresha Margrethe dhe dy djemtë e tyre ishin pranë tij.

Princi i lindur në Francë ishte transferuar nga spitali në kështjellë për të kaluar ditët e tij të fundit atje.

Ai u pranua në spital në fund të muajit të kaluar me një infeksion të mushkërive dhe u diagnostikua me demencë në vitin 2017 transmeton "Zëri.info"

Princi Henrik lindi si Henri Marie Jean de Laborde de Monpezat në vitin 1934 dhe u martua me princshën e atëhershme Margrethe në vitin 1967.

Ajo u bë mbretëreshë në vitin 1972 dhe gjatë viteve Princi Henrik nuk e mbajti sekret se nuk ishte i kënaqur që quhej princ dhe jo mbret.

Ai foliste me një theks të trashë francez dhe ishte i njohur për dashurinë e tij për ushqim, verë dhe poezi transmeton tutje "Zëri.info"

Zyrtarët mbretërorë thanë vitin e kaluar se ai kishte vendosur të mos varrosej pranë mbretëreshës Margrethe për shkak të pakënaqësisë së tij që asnjëherë nuk ishte emëuar si barabartë me të.

Mbretëresha, 77, thuhet se ka pranuar vendimin e bashkëshortit të saj, e cila thyen një traditë 459 vjeçare.

Princi Henrik dhe Mbretëresha Margrethe kanë dy djem - Princin e kurorë Frederick dhe Princin Joachim./Zëri.info/