Bota

Trump: Kudsi nuk është çështje negocimi

Trump: Kudsi nuk është çështje negocimi
12 shkurt 2018 • 11 : 58

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se vendimi i shtetit të tij për njohjen e Kudsit nën pushtim si kryeqytet të Izraelit është vendim përfundimtar dhe se nuk është i mundur negocimi për këtë çështje, transmeton Anadolu Agency.

Në një intervistë të publikuar nga gazeta Hayom të Izraelit, Trump tha se njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të ka qenë një premtim i zgjedhjes dhe se ndryshe nga presidentë të shumtë të mëparshëm amerikanë, ai e ka realizuar këtë premtim.

Duke vënë në dukje se “nuk ndihet i penduar” për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit, Trump tha se “Duke e larguar Kudsin nga tryeza negocuese, tregova se ai është kryeqytet i Izraelit dhe se tanimë nuk është e mundur që të diskutohet kjo çështje”.

Ai bëri thirrje se të dyja palët duhet të kthehen në negociata politike të cilat do të ofrojnë paqen. Trump tha se “të dyja palët duhet të bëjnë lëshime për arritjen e marrëveshjes së paqes”.

Trump, duke iu përgjigjur pyetjes për marrëdhëniet e Izraelit me shtetet e Gjirit Persik dhe sidomos me ato të Arabisë Saudite, tha se “Marrëdhëniet janë shumë më të mira se nga e kaluara. Këto shtete po e respektojnë vendimin tim lidhur me Kudsin”.

© zëri.info