Zhduket aeroplani me 71 persona në bord

Bota February 11, 2018 - 14:14

Një aeroplan i tipit Antonov AN-148, i drejtuar nga kompania ajrore ‘Saratov Airlines’ dhe që kishte në të gjithsejtë 71 persona, u zhduk pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo

Aeroplani i drejtuar ngakompania ajrore  ‘Saratov Airlines’ dhe që mbante 65 pasagjerë dhe gjashtë nga ekuipazhi, u zhdukën pak pas ngritjes nga aeroporti i Mosodës në Domodedovo, tha një burim i shërbimeve emergjente për mediat ruse.

“Aeroplani thuhet se u rrëzuar jashtë fshatit Argunovo në rajonin e Moskës,” tha burimi për agjencinë e lajmeve Interfax.

“Ekuipazhi dhe pasagjerët nuk kishin shanse.”

Ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raporte se An-148 është rrëzuar jashtë Moskës.

Avioni u nis nga aeroporti i Domodedovos në Moskë dhe po shkonte për në Orsk, një qytet që ndodhej afër kufirit rus-Kazakistan, përcjell Gazeta Metro.