Italia në rrezik nga Borxhi i lartë Publik

Bota February 11, 2018 - 12:17

Italisë i duhet një strategji e besueshme për të ulur Borxhin e lartë Publik, në mënyrë që të përmirësojë edhe notën e kreditit, deklaroi një ekspert i agjencisë së vlerësimit Moody’s.

Rreziku që Borxhi Publik i vendit të mbetet pranë niveleve aktuale, pra në rreth 132 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto është më i madh se çdo rrezik politik që mund të burojë nga zgjedhjet e ardhshme, ato të 4 marsit, mendon agjencia e vlerësimit të riskut.

“Vendimet tona do të bazohen në politika që janë ndërmarrë, dhe nuk vendosim në bazë të premtimeve elektorale. Sistemi bankar i Italisë, i cili ishte i gjatë me gati një të tretën e stokut të kredive të këqija të Eurozonës, nuk është më një faktor kryesor në vlerësimin e rrezikut sistemik”, deklaroi eskpertja e Moody’s, Katrin Muehlbronner, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Agjencia, aktualisht e vlerëson borxhin sovran të Italisë me notën BAA2 me një perspektivë negative. Vendimi i ardhshëm do të jepet pas zgjedhjeve të përgjitshme të 4 marsit, pro jo më herët se data 16 mars. Italia ka një histori të gjatë përplasjesh me agjencitë e vlerësimit, duke i akuzuar se janë treguar të padrejta karshi vendit.