'Fluturon' frizura e Trump-it gjatë hyrjes në aeroplan

Bota February 09, 2018 - 09:54

A bëhet fjalë për parukë apo transplantim? Askush nuk e di. Sidoqoftë, kohë më parë gjatë hyrjes në aeroplanin presidencial era filloi të fryjë gjithnjë e më fortë dhe zbuloi më tepër se që duhet.

Aksidenti i presidentit amerikan Donald Trump e bëri me gaz gjithë botën. Të gjithë e dinin se “helmeta e artë” e tij prej flokëve është mjaftë e çuditshme, por askush nuk mund të qëllojë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. A është parukë apo transplantim? Sidoqoftë gjatë hyrjes në aeroplan frizura e Trump’it “fluturoi”, dhe bota përsëri për një moment u pyet se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë.

Është e njohur se me ngjyrën e flokëve të tij dhe me “çerdhen” mbi kokë janë tallur të gjithë, e sidomos e preferuara e tij – e bija Ivanka. Por, ky edhe më tutje mundohet shumë rreth frizurës së vet të cilën e mbanë tashmë me dekada. Mirëpo, pasi nuk mund të ndikojë në erë dhe kushtet atmosferike, ndoshta është koha që ta ndërrojë frizurën, komentohet nëpër medie./Insajderi/