Ankohen prindërit: Në çerdhe po ua heqin vetullat fëmijëve

Bota February 08, 2018 - 15:24

Disa prindër të zemëruar janë ankuar pasi thonë se në çerdhe ua kishin hequr vetullat fëmijëve pa lejen e prindërve.

Glenda Maria Curz këtë zemërim e shprehu përmes Facebook-ut, pasi fëmija i saj u kthye nga një çerdhe në Kolumbi.

Ajo tha: “Unë e di se shumë prej jush do të thoni se kjo nuk është një punë e madhe, por me ndershmëri për mua është sepse lëkura e tyre është me të vërtetë delikate”, transmeton Indeksonline.

“Ai nuk është ende 2 vjeç dhe unë jam në një pikë ku ndihem si një nënë e keqe, sepse unë nuk munda ta mbroj atë, kur ai kishte më shumë nevojë për mua”, ka thënë ajo.

Një nënë tjetër pretendon se kishte të njëjtin problem.
Alyssa Salgado tha: “Unë e dërgoj çdo ditë vajzën time në çerdhe për t’u përkujdesur për të, përderisa jam në shkollë duke u përpjekur për të diplomuar”.

“Unë isha ta marr vajzën time dje dhe vërejta një shenjë të kuqe midis syve të saj”, tha ajo.

“Unë mendoja se ajo ishte një gërvishtje, por kur erdha në shtëpi u ndala për ta shikuar më mirë dhe e pashë që aty kishte shenja nga heqja e qimeve të vetullave”, tha ajo.

Zonja Salgado shtoi: “Unë menjëherë fillova të kontaktoj me kujdestare ditore dhe ajo filloi menjëherë për të gjetur arsyetime të shumta”.
Një hetim shtetëror tani është duke u kryer për këtë incident.

Image 
Image