Sebastian Kurz dhe lidhjet e tij me Ballkanin

Bota February 08, 2018 - 15:17
Gjyshen e tij ka prejardhje nga Vojvodina

Kancelari më i ri në historinë e Austrisë dhe të Evropës, Sebastian Kurz, siç duket ka një lidhje të ngushtë me Ballkanin.

Familja e Kurz, është e lidhur ngushtë me Vojvodinën, ku gjatë luftës ata ndihmuan refugjatët që vinin nga territori i ish-Jugosllavisë.

Gazetari gjerman, Paul Ronchheimer, shkruan se karriera politike e Sebastian Kurz, u nxit nga mbyllja e të gjitha rrugëve në Evropë për emigrantët e Ballkanit, territor ky që ka një lidhje të ngushtë me familjen e Kurz, transmeton lajmi.net.

Në librin “Biografia” të shkruar nga gazetari gjerman, Paul Ronchheimer, i cili bën fjalë për jetën e kancelarit austriak 31 vjeçar, Sebastian Kurz, shihet një histori interesante e jetës së personazhit kryesor të këtij libri, si dhe rrugëtimi i tij deri në krye të partisë dhe Qeverisë austriake.

Kurz, në këtë libër përshkruhet si një fenomen i jashtëzakonshëm  i skenës politike Evropiane.

“Ai nuk është vetëm politikani më i ri të cilit një shtet evropian i ka besuar fatin në duart e tij,  por është i vetmi i cili ka arritur që i vetëm nga Partia Konservatore të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm. Ai është mjeshtër i vërtetë i organizimit të mediave dhe një lider shumë i ri”, thotë Rozenchajmer.

“Problemet e refugjatëve ishin prezente në familjen e tij qysh nga fakti se gjyshja me origjinë nga Vojvodina e Serbisë , gjatë Luftës së Dytë Botërore, si një pjesëtare e minoritetit Gjerman, është dashur që ta lëshonte vendin”, shpjegohet në këtë libër.

Aty tregohet se pas ndarjes së ish- Jugosllavisë, dhe luftës në këtë territor, prindërit e Kurz morën në shtëpitë e tyre fëmijët e refugjatëve boshnjakë të cilët kishin ikur nga lufta në Bosnjë.

Siç përmendet në këtë libër, Kurz u mësoi atyre gjuhën gjermane, luante me ta dhe shkonin në pishinë së bashku.

“Ai nuk tregoj kurrë urrejtje për të huajt, gjithashtu nuk kishte kurrë një interesim të pavërtetë në afrimin dhe integrimin e refugjatëve dhe migrantëve, ai kishte një afrim gjithmonë pragmatik”, shkruhet në këtë libër.

Kurz hyn në Partinë Konservative qysh në moshën 16 vjeçare.

Nëna e Sebastianit, Elizabeta, tregon se Kurz ishte gjithmonë një fëmijë i ëmbël, ku pavarësisht që nuk kishte vëmendjen e duhur, ishte një student i mirë, i cili diplomoi në lëminë e historisë në rolin e një oficeri të Luftës së Parë Botërore.

Humbja e punës së babait të tij, i cili ishte një inxjinjer, dhe pamundësia për të gjetur një punë të re, ishte diçka që la shenja në rininë e Kancelarit Austriak.

“Më duhet ta lejoja që të hynte në politikë”, thotë babai i Sebastianit, duke shtuar se edhe pse e la që të bënte një gjë të tillë, ai nuk e mori asnjëherë këtë punë me seriozitet.

Pas diplomimit, të cilin ai e mori me notat më të larta, shërbimit ushtarak dhe fillimit të studimeve të shkencave juridike, Kurz u bë shumë shpejt një nga liderët më të duhur të Konservatorizmit.

Jeta e tij ishte shumë dinamike, që nga karriera e hershme politike e deri tek puna nëpër kafeteritë e natës, ku në libër përshkruhet edhe gjendja jo e mirë ekonomike e pastaj liderit të ardhshëm austriak.

Në fillim të karrierës dhe ideve të tij politike, Kurz, erdhi me idenë që hekurudhat në Vjenë të Austrisë të punonin 24 orë pa ndërprerje, duke rënë në sy më fillim më idetë e tij interesante.

Për shkak të angazhimit të tij politik, ai nuk arriti që të përfundonte studimet e tij në fushën e drejtësisë, ku në këtë libër përmendet edhe rënia , apo “goditja” e karrierës së tij në dështimin e kampanjës së Kurz para zgjedhjeve në Vjenë, ku mbante moton “E zeza është seksi”.

Pas kësaj rënie, siç thuhet në libër, ai e dinte se ishte një lider i suksesshëm ndjehej i parehatshëm me faktin se partia e tij nuk është duke shkuar rrugës së drejtë dhe është duke rënë me ritëm të shpejt.

Mirëpo, pas  një viti lideri i Partisë Austriake të Popullit (OVP) Mihael Spindelegger, solli në skenë talentin e jashtëzakonshëm politik të Kurz, duke e emëruar atë si sekretar shteti për Integrim.

Karriera e tij e re nuk ishte e lehtë, duke u përballur me presionin e mediave për shkak të moshës së tij të re, libri përmend një fakt interesant kur në fotografinë e Qeverisë së re të zgjedhur , askush nuk donte të ulej afër sekretarit të ri në moshë  të shtetit Austriak.

Vetëm pas intervistës së tij të parë me Televizionin Shtetëror të Austrisë, mediat  tërësisht ndryshuan përshtypjen e tyre për talentin e ri të politikës.

Pikë kruciale në karrierën e tij politike ishte kriza e refugjatëve që kaploi Evropën në vitin 2015.

Në atë kohë, lideri i ri i diplomacisë austriake u deklarua kundër kufinjve të hapur, dhe pro një politike më kufizuese ndaj refugjatëve , gjë që e bëri atë një “qoshe” të linjave të ashpra, dhe në kundërshtim me rezistimin e Gjermanisë dhe Greqisë për këtë çështje,dhe në lidhje me mbylljen e rrugëve për Ballkanin.

“Megjithëse Sllovenia kishte një ide për të mbyllur rrugët e Ballkanit, ku edhe Hungaria i mbylli kufinjtë e vet me gardhin e saj prej çeliku, Kurz do të njihet një person që e mbylli përgjithmonë atë rrugë” thuhet në këtë libër biografik për liderin austriak.

Këtu, sipas kësaj biografie, Kurz hodhi themelet për marrjen e Partisë së Populit Austriak, suksesin në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe ardhjen në pozitën e Kancelarit.