I dyshuari për sulmet terroriste në Paris fillon seancat gjyqësore në Bruksel

Bota February 05, 2018 - 12:28

I dyshuari kryesor për sulmin në Paris më 2015 do të dalë sot para gjykatës nën masa të rrepta të sigurisë në vendin e tij, Belgjikë.

Ky do të jetë gjykimi i parë publik për Salah Abdeslam, pas kërkimeve katër mujore të policisë për të dyshuarin që supozohet të ketë vrarë 130 persona në Paris, në sallën e koncerteve, afër bareve dhe në stadiumin kombëtar më 13 nëntor 2015.

Ai ka shtetësi franceze ndërsa është meprejardhje nga Maroku, por ka jetuar me prindërit në Bruksel.

Grupi militant, Shteti Islamik (IS), e ka marr përgjegjësinë për sulmin, dhe për një tjetër seri sulmesh në Bruksel, në të cilat kanë vdekur 32 persona në mars të vitit 2016.

Abdeslam, 28 vjeçar është transferuar në një burg të sigurisë së lartë afër kufirit verior të Francës, që të jetë i mundur transferimi për në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel.

Seancat nuk lidhen drejtpërdrejt me sulmet në Paris dhe Bruksel, ndonëse prokurorët besojnë se Abdeslam, ka lidhje me të dyja vrasjet masive.

Abdeslam dhe bashkëpunëtori i tij i supozuar, Sofien Ayari nga Tunizia mund të përballen më 40 vjet burgim për tentim të vrasjes së policisë belge dhe asaj franceze, të cilët e kanë ndjekur të dyshuarin në Bruksel në mars të vitit 2016.

Ai është arrestuar më 18 mars 2016 në një lagje të varfër afër shtëpisë së tij në Bruksel.

Abdeslam do të përballet me gjyq vitin tjetër në Francë për sulmet terroriste në Paris.

Vëllau i tij më i madh, ka qenë në mesin e sulmuesve vetëvrasës.

Prokurorët ka thënë se edhe i dyshuari, Abdeslam, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulm, ka planifikuar të kryejë sulm vetëvrasës, mirëpo i ka dështuar jeleku.