Ushtria amerikane fillon tërheqjen nga Siria

Bota February 05, 2018 - 12:04

Trupat amerikane filluan të tërhiqen nga Siria pas mposhtjes së Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Trupat, pajisjet dhe armët amerikane po largohen nga Siria përmes fluturimeve që filluan një javë më parë, raporton agjencia AP, transmeton zeri.info

Dy zyrtarë irakianë i thanë AP-së se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara arriti një marrëveshje për të zvogëluar numrin e stafit në terren, për herë të parë që kur lufta kundër ISIS-it filloi tre vjet më parë.

Gazetari i agjencisë konfirmoi pretendimet e burimit, por tani për tani, normat e tërheqjes nuk janë të njohura.

Presidenti rus Vladimir Putin tha dy muaj më parë se një fitore e plotë ndaj ISIS-it u arrit në të dy anët e lumit Eufrat në Siri./Zeri