Vdes nga gripi përderisa spitali e lëshon për në shtëpi

Bota February 04, 2018 - 09:15

Tandy Harmon ishte një shoqëruese nderi energjike, duke u marrë me dasmën e shoqes së saj të ngushtë. Por për fat të keq në minutën e fundit ajo nuk mundi të shkojë në dasmë. 

Pak ditë para dasmës, ajo u shkoj në emergjencë pasi që nuk po ndihej mirë. Doktorët e diagnostifikuan me grip dhe e dërguan në shtëpi.

Ditën tjetër, nëna e dy fëmijëve shkoj përsëri në spital por përsëri njësoj. Kurse pas 3 ditësh, 36 vjeçarja vdiq. Ajo la pas vetës dy fëmijë, Madison dhe Jimmy, 11 dhe 12 vjeç. Kurse familjarët dhe miqtë po pyesin si është e mundur që mjekët nuk e vërejtën sa e sëmurë ishte ajo, sëmundje që e qoj në vdekje. Ata po ndihen të pa fuqishëm kurse i dashuri i saj njëherësh edhe babai i fëmijëve po pyet kë të fajësojmë.

“Kë ta fajësojmë, zotin? Ta fajësojmë botën, apo ti fajësojmë doktorët” kishte thënë ai. Ndryshe, edhe gjashtë vjeçarja Emily nga North Carolina kishte vdekur në të njëjtën ditë si Harmon. Gjithashtu e diagnostifikuar me grip. Ndryshe këto nuk janë viktimat e vetme të grimit në Amerikë.