Deputeti britanik vonohet në seancën e Parlamentit, ofron dorëheqje!- Video

Bota February 01, 2018 - 11:57

Lordi Bates, anëtar i dhomës së lartë të parlamentit britanik“ Dhoma e Lordëve”, i la të habitur kolegët e tij kur njoftoi se ka në plan të japë dorëheqjen për shkak se ishte vonë për një seancë të Parlamentit.

Ministri për Zhvillim Ndërkombëtar dhe ish-deputeti Konservator arriti në fund të seancës gjysmë orëshe gjatë së cilës janë shtruar pyetje. Lordi Bates tha se ndihej i turpëruar, sepse nuk ishte në vendin e tij për t'iu përgjigjur një prej pyetjeve, transmeton zeri.info

"Unë kam besuar gjithmonë se duhet të ngrihemi në standardet më të larta të mundshme të mirësjelljes dhe respektit kur përgjigjemi në emër të qeverisë për pyetjet legjitime të trupit legjislativ. Plotësisht me vjen turp që unë nuk ishte në seancë dhe për këtë arsye unë i ofrojë dorëheqjen time kryeministres, e cila hyn në fuqi menjëherë", tha Bates. Pastaj ai u largua nga salla, edhe pse kolegët e tij i kërkuan atij të qëndronte./Zeri