Delegatët sirianë fishkëllejnë Lavrovin në konferencën e Soçit (VIDEO)

Bota January 31, 2018 - 12:06

Fjalën e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov në konferencën e paqes siriane në Soçi, Rusi, e ndërprenë disa delegatë, duke qëndruar në këmbë dhe duke akuzuar Moskën zyrtare për vrasjen e civilëve në sulme të saj ajrore në Siri. Incidenti është raportuar në televizionin shtetëror rus, kurse pamjet tregojnë protestën e disa delegatëve të opozitës siriane.

Delegatët e tjerë në konferencën e Soçit pastaj u ngritën dhe filluan të kundërshtojnë në mbështetje të Rusisë, tha bashkëbiseduesi i Reuters, i cili ishte i pranishëm në sallë.

Lavrov i kërkoi delegatëve që të lejojnë atë të përfundojë fjalimin, duke deklaruar se ata gjithashtu do të kenë kohën e tyre për fjalim gjatë ditës, sipas agjencisë britanike.

Konferenca e paqes mbi Sirinë në vendpushimin rus Soçi, filloi sot me dy orë vonesë dhe me bojkotin e përfaqësuesve të opozitës siriane. Rusia po organizon një tubim në përpjekje për të përshpejtuar zgjidhjen politike të Sirisë së shkatërruar nga lufta./Zeri