Ngjarjet më të rëndësishme nga bota

Bota January 31, 2018 - 09:08

Ngjarjet më të rëndësishme nga bota që ndodhën një ditë më parë.

Fjalimi i Donald Trump- Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të parë përpara dhomave të Kongresit. Ai ka bërë të ditur se ekonomia e vendit ka pasur rritje. Mirëpo, faktikisht realiteti qëndron ndryshe. Tashmë jemi dëshmitarë të seksizmit, racizmit, gënjeshtrave dhe sulmeve ndaj lirisë së shtypit, si dhe hetimit të ndikimit të rusve në fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale.

Trump në fjalimin e tij përfshiu edhe Korenë e Veriut, duke mos harruar murin me Meksikën.

Republikanët gjatë gjithë kohës brohoritën dhe duartrokitën për Trump. E kjo nuk u bëri fare përshtypje demokratëve.

Theresa May për BREX-it- Kryeministrja e Britanisë, Theresa May gjatë udhëtimit për në Kinë është përballur me kritikët ndaj të cilëve ajo deklaroi se do të luftojë deri në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2022.

Ajo i ka premtuar deputetët se do të shohin së shpejti versionin e plotë të raportit për Brex-it para se të votojnë marrëveshjen përfundimtare.

Vdes aktori i njohur- Aktori Mark Salling ka ndërruar jetë dje në moshën 35 vjeçare. Salling, i cili luajti në serinë televizive Glee ishte dënuar me shtatë vite burg pasi që ishte akuzuar fajtor për abuzim me fëmijë.

"Marku ishte një person i butë dhe i dashur, një person me kreativitet të madh, i cili po bënte të pamundurën për të shlyer disa gabime serioze që kishte bërë", tha avokati i Salling, Michael Proctor.

Amerika dhe Koreja e Veriut- Nga Koreja e Veriut është bërë e ditur se kanë bërë progres në zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale, mirëpo, ende nuk kanë dhënë ndonjë provë se sa kapacitet ka për të goditur SHBA-në.

Arabia Saudite kundër korrupsionit-  Aksionet antikorrupsion të Arabisë Saudite kanë arritur në buxhetin e shtetit 400 miliardë rial (106.7 miliardë dollarë amerikanë), sipas prokurorit të përgjithshëm Shejh Saud Al Mojeb.

Shumica e të ardhurave janë pasuri të ndryshme, përfshirë pasuritë e paluajtshme, subjektet tregtare, letrat me vlerë dhe të holla, tha Mojeb, siç përmendet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e informacionit të qeverisë.

Zhdukja e njerëzve në Zvicër- Në Zvicër disa mijë njerëz raportohen të zhdukur çdo vit, mirëpo autoritetet rrallë herë nisin kërkim publik për ta.

Rreth 4,700 njerëz zhduken çdo vit, sipas të përditshmes zvicerane SonntagsZeitung. Shumica e të zhdukurve janë nën moshën 18 vjeçare./Express/