Moskë, arrestohet lideri opozitar rus Navalny

Bota January 28, 2018 - 14:54


Alexei Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij anembanë vendit për të vazhduar protestat, pavarësisht arrestimit të tij

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u arrestua sot në Moskë pasi iu bashkua turmës së protestuesëve në kryeqytetin rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Navalny u bëri thirrje mbështetësve të tij anembanë vendit për të vazhduar protestat, pavarësisht arrestimit të tij.

“Ata më arrestuan. Kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk keni dalë për shkak meje, por për shkak të së ardhmes suaj”, ka shkruar Navalny në Twitter.

Në mbarë Rusinë sot mbahen protesta, në të cilat marrin pjesë deri në disa qindra mijëra mbështetës të opozitës.

Navalny bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për më 18 mars, në të cilat pritet që presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin të garojë për mandatin e tij të katërt.