Në Ulqin përurohet projekt i rëndësishëm edhe për kosovarë

Bota January 24, 2018 - 13:10

Sot në ora 17:00 zyrtarisht do të hapet rrethrrotullimi te Komuna e Ulqinit, një investim i rëndësishëm që do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut të rënduar në qytetin.

Ky qytet, frekuentohet nga mijëra pushues kosovarë gjatë verës, dhe një nder problemet më të theksuar të turistëve është tollovia e madhe dhe trafiku i ngarkuar.

“Ky projekt i realizuar tërësisht me mjetet buxhetore ka një kosto 290 mijë euro dhe i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë jo vetëm trafikut në këtë nyje të rëndësishme, por dhe ujërave atmosferik që prej vitesh kanë qenë një problem i madh, veçmas gjatë periudhës së reshjeve”, ka njoftuar Komuna e Ulqinit.

Sipas Komunës, punimet e rrethrrotullimit i ka bërë SHPK Putevi Bar. Kjo është faza e parë e projektit që do të lidh Bulevardin GJ.K. Skënderbeu me bulevardin Nënë Tereza. /Lajmi.net/

Image