Gjermani, 15-vjeçari vret një nxënës në shkollë

Bota January 23, 2018 - 14:40


Policia në Dortmund ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në një shkollë pranë qytetit Luenen dhe se ekipet mjekësore janë përpjekur të kthejnë në jetë viktimën 14-vjeçare, por ishte e pamundur

Në perëndim të Gjermanisë u arrestua një 15-vjeçar, i cili është i dyshuar për vrasjen e një nxënësi tjetër në shkollë, bënë të ditur policia gjermane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në Dortmund ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në një shkollë pranë qytetit Luenen dhe se ekipet mjekësore janë përpjekur të kthejnë në jetë viktimën 14-vjeçare, por ka qenë e pamundur.

I dyshuari me shtetësi të dyfishtë të Gjermanisë dhe Kazakistanit u arrestua menjëherë pas incidentit, ndërkohë kanë nisur hetimet për rrethanat e vrasjes.

Policia nuk ka konfirmuar pretendimet në rrjetet sociale se objektivi i sulmit ishte një person tjetër që nuk ka pësuar.