Prindërit përdhunuan seksualisht vajzën e tyre: “Më mirë ne, se disa maniakë”

Bota January 23, 2018 - 14:16

Një çift rus janë akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare në mënyrë të tmerrshme, shkruajnë mediat e huaja


Sipas “The Sun”, prindërit nga Volgograd, në pjesën perëndimore të Rusisë thuhet se i kanë thënë policisë se donin të “trajnonin vajzën e tyre paraprakisht për kur të jetë e rritur”.

Nëna e fëmijës thuhet t’i ketë thënë policisë: “Më mirë ne, se disa maniakë”.

Çifti i paidentifikuar, të dy 34 vjeç, akuzohen për pedofili të cilët thuhet se e kthyen fëmijën në një “skllav seksual”.

Prindërit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim në Volgograd dhe nëse dënohen, mund të përballen me 20 vjet burgim.


Vajza thuhet se u përdhunua “çdo ditë” nga babai i saj – shpesh me nënën në të njëjtën shtrat – nga dhjetori 2016 deri në mars 2017.


Ajo akuzohet veçmas për “torturimin seksual” të fëmijës me një “penis artificial”.

Përpara gjykimit penal, çifti është hequr nga të drejtat e prindërve, që do të thotë se ata janë të ndaluar të rrisin fëmijën e tyre. Ndërkaq vajza është vënë nën kujdes.