Davos 2018: Elita botërore arrin në Alpe

Bota January 23, 2018 - 12:40

Sot në Zvicër filloi Forumi Ekonomik Botëror, në të cilin më shumë se 3.000 udhëheqës botërorë dhe biznesmenë të pasur do të diskutojnë për zvogëlimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Image

Rojet e armatosura janë në çdo hap, dhe gazetarët raportojnë se edhe nëse jeni të akredituar, duhet të kaloni një procedurë komplekse sigurie për të hyrë në kompleks.

Image

Ajo që është gjithashtu shumë mbresëlënëse është se bora ka mbuluar Davosin, kështu që punëtorët me të gjitha mjetet po pastrojnë rrugët dhe çatitë.

Image

Një numër i madh delegatësh kishin vështirësi për të arritur në qendrën e skive në Alpe. Një nga linjat kryesore hekurudhore që çojnë në qytet është e mbuluar me borë, duke i detyruar udhëtarët të hyjnë në autobusë. Disa takime të planifikuara përpara forumit janë anuluar ose shtyrë.

Image

Organizatorët shpresojnë se trafiku do të kthehet në normalitet derisa të vijnë mysafirët e shumëpritur si Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Image

Meqenëse ka rënën shumë borë, rreziku nga ortekët ende ekziston, transmeton zeri.info

Image

Organizatorët përdorën borën si pretekst për të ndaluar edhe protestat. Autoritetet në vendpushimin dimëror zviceran Davos hodhën poshtë një kërkesë nga grupet majtiste për të mbajtur protesta gjatë Forumit Ekonomik Botëror (WEF) për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Image

"Për shkak të sasisë së madhe të borës dhe një mungese ekstreme të hapësirës, nuk do të lejohen të mbahen protesta në ditët e ardhshme", thanë autoritetet e Davosit në një deklaratë./Zeri