"Putin do të na sulmojë më shpejt se ç'shpresuam", kreu i ushtrisë britanike jep alarmin

Bota January 23, 2018 - 12:40

Udhëheqësi i Ushtrisë britanike, Sir Nicholas Carter, e ka përshkruar Rusinë si kërcënimin më të madh për Mbretërinë e Bashkuar, që nga lufta e ftohtë ndërsa ka paralajmëruar se sulmi mund të fillojë shumë më shpejt sesa mendon Britania.

Në një nga fjalimet më të ashpra të një shefi ushtarak të lartë në vitet e fundit, Carter tha se konflikti me Rusinë mund të fillojë në një mënyrë të paparashikueshme.

Ai i kushtoi pothuajse të gjithë fjalimin e tij 40-minutësh kërcënimit që paraqitet sipas tij nga Rusia. Carter tregoi një video ruse 3 minutëshe ku ajo tregonte forcën e saj me aeroplanë, nëndetëse dhe pajisje të tjera. Ai e përshkroi Rusinë si "sfida më komplekse" që nga lufta e ftohtë.

Ai tha se Vladimir Putin mund të fillojë armiqësitë kundër Perëndimit më shpejt se sa shpresuam. Ata nuk janë mijëra kilometra larg, ata janë në pragun e Evropës. "Si një sëmundje kronike ngjitëse, ushtria ruse do të ngrihet mbi ne dhe aftësia jonë për të vepruar do të jetë mjaft e kufizuar. Ne do të jemi humbësit."

Carter tha se armët në këtë luftë të re nuk do përfshijnë armë zjarri, por mund të përfshijë shfrytëzimin e energjisë, ryshfetet, praktikat e korruptuara të biznesit, sulmet kibernetike, vrasjet, lajmet e rreme, propagandë dhe kërcënime ushtarake. Për këtë arsye sipas tij Evropa Perëndimore është e papërgatitur.