Tërmet i fuqishëm në Alaskë, pritet cunami në Kanada e SHBA

Bota January 23, 2018 - 11:37

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 8.2 të Rihterit është regjistruar 256 km në juglindje të Chiniak, Alaskë, në një thellësi prej 10 km në orën 10:31 të martën, ka thënë instituti amerikan i gjeologjisë, raporton Reuters.

Dridhja paralajmëroi një cunami në disa pjesë të Alaskës e Kanadasë sikurse edhe për tërë bregun perëndimor të SHBA-së, bëri me dije Sistemi Amerikan i Paralajmërimeve për Cunami.