Xhihadisti në karrocë përshëndetet me fëmijët e tij para sulmit vetëvrasës!

Bota January 22, 2018 - 13:57

ISIS thuhet se ka kryer një sulm vetëvrasës me eksplozivë kundër një kompleksi ushtarak në Sirinë lindore, raporton DailyMail, transmeton zeri.info

Image

Imazhet e publikuara nga Shteti Islamik tregojnë një xhihadist në një karrige me rrota para fëmijëve të tij që po përgatitet të kryejë sulmin terrorist.

Terroristi ISIS-it shihet duke biseduar me vajzën dhe djalin e tij me një pushkë në prehrin e tij, para se të përshëndetet me ta. Ai pastaj mund të shihet duke u vendosur në një makinë.

Image

Automjeti thuhet se ka qenë i ngarkuar me eksploziv, dhe fotografia tjetër thuhet se tregon zonën ku njeriu supozohet të ketë hedhur veten në erë në një mision vetëvrasës./Zeri

Image