Policia e Londrës shmang tragjedinë, arreston pilotin e dehur

Bota January 21, 2018 - 21:13

Policia britanike ka arritur të shmangë një tragjedi të mundshme pasi ka arrestuar një pilot avioni pasagjerësh.

Ndalimi i tij erdhi pas konstatimit se ai do të niste udhëtimin në gjendje të dehur.

Policia britanike ka shmangur një tragjedi ndërsa ka arrestuar pilotin e një avioni të “British Airways”, pak përpara nisjes nga aeroporti londinez i “Gatwick”, pasi personeli në bord dyshonte se ishte i dehur.

Ekuipazhi ishte alarmuar, pasi kishte ndjerë armën e alkoolit, dhe në këtë situatë ka kërkuar ndihmë. Mjeti fluturues, një Boing 777 me 300 pasagjerë, duhej të nisej në orën 20:20 të premten për një udhëtim prej 11 orësh drejt Mauritius.

“Zyrtari u prangos dhe u mor me vete, disa pasagjerë mbetën me gojë hapur, është e tmerrshme të mendosh se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha një dëshmitar.

Një zëdhënës i “British Airways” thekson se shoqëria po e shqyrton rastin me shumë seriozitet dhe po bashkëpunon me policinë.

“Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit janë gjithmonë prioriteti jonë”, shton ai. Ndërkohë, avioni është nisur me gati 3 orë vonesë me një tjetër pilot.

Ndërsa, piloti i arrestuar është një 49-vjeçar nga Londra.