Macron: Populli francez do të votonte për t'u larguar nga BE-ja!

Bota January 21, 2018 - 15:28

 Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një interviste pranoi se nëse Franca do të mbante një referendum mbi anëtarësimin në BE pas Brexitit, populli francez do të votonte për t'u larguar, raporton britanikja, “The Express”, transmeton zeri.info

Emmanuel Macron ka dërguar sinjal tronditës në të gjithë Evropën pasi ai pranoi se votuesit francezë do të linin BE-në nëse Franca do të mbante një referendum për mbetje apo braktisje të bllokut të udhëhequr nga Brukseli.

Asnjë vend tjetër i Bashkimit Evropian nuk ka rrezikuar të vendosë anëtarësimin e bllokut në një votim publik, pasi Britania i befasoi vendet anëtare duke votuar për të lënë bllokun në vitin 2016.

Megjithatë, duke folur për BBC, z. Macron pranoi se ai do të humbiste një referendum francez mbi anëtarësimin në BE-në.

I pyetur për votën e Brexit, presidenti i sinqertë tha: "Unë nuk jam ai që gjykon ose komenton vendimin e popullit britanik".

Gazetari i BBC-së e pyeti: "Nëse Franca do të kishte të njëjtin referendum, a mund të ketë pasur të njëjtin rezultat?"

Macron u përgjigj: "Po, ndoshta, ndoshta." Po, në një kontekst të ngjashëm, por ne kemi një kontekst shumë të ndryshëm në Francë". /Zeri