Sulmohet hoteli në Kabul, raportohet për 15 viktima

Bota January 20, 2018 - 23:55

Të paktën 15 persona raportohet se kanë mbetur të vrarë nga një sulm në një hotel në Kabul.

Mediat raportojnë se katër persona të armatosur kanë hapur zjarr në drejtim të hotelit “Intercontinental Hotel”

Forcat speciale u ndeshën me personat e armatosur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

 

Një zyrtar në agjencinë afgane të spiunazhit tha për AFP se personat e armatosur kanë “qëlluar mysafirët”. Në rrjetet sociale janë postuar fotot të hotelit në flakë.

Sulmi filloi rreth orës 21:00 me orën lokale.

Mes sulmuesve raportohet se kishte nga persona të pajisur me bomba vetëvrasëse.

“Intercontinental” është një hotel shtetëror i cili shpesh organizon dasma, konferenca dhe tubime politike. Ai është sulmuar edhe nga talebanët në vitin 2011.